Kreu demokrat, Sali Berisha, ka komentuar vënien nën hetim nga SPAK, të deputetes socialiste Klotilda Bushka, në kuadër të hetimeve që po kryhen për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.
Berisha tha se e ka denoncuar me qindra herë, ndërsa thekson se deputetja ka propozuar me amendament oral që inceneratorit të Tiranës t’i shtoheshin 500 milionë lekë.
Sali Berisha: E kam denoncuar unë para, e kam denoncuar me dhjetëra herë unë. A e dini çfarë është kjo Bushka ju? Kjo ngrihet vitin e kaluar në Parlament, në një rast historik, propozon t’i shtohet 500 mln lekë djegësit të Tiranës. Por Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ta dorëzojë amendamentin ta miratojë Ministria e Financave, kurse zonja ky quhet “amendament oral”. Veliaj shembte shtëpitë se thoshte janë pronat e Klotilda Bushkës. Është kriminele më shumë se ai.
Pse quaj atë, Rama është me keq, fuste amendament oral. Nuk lirohet 1 qindarkë të propozojë Kuvendi pa fjalën e Ministrisë se Fiancave. Janë grahmat e fundit të këtij Kuvendi.