Lidhur me plagosjen e shtetasit Konstandin Ziu, policia ka arritur të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, shtetasi me iniciale J.R., 22 vjeç.
Mbrëmjen e djeshme, 26 vjeçari u paraqit në spitalin e Korçës me plagë në qafë, si pasojë e sulmit me thikë nga 22 vjeçari.
Një konflikt mes tyre ka bërë që dy të rinjtë të përfundonin në këtë gjendje, teksa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori në arrati.
Konstandin Ziu iu nënshtrua mbrëmjen e djeshme një ndërhyrjeje më të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës.
Uniformat blu vijojnë kërkimet për autorin e ngjarjes.
NJOFTIM
Korçë/Informacion paraprak
Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.