Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit, i cili u vra nga i ati, Hekuran Gjoni disa ditë më parë, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë kriminale.
Për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, Brunilda tregoi se nuk ka qenë ajo arsyeja e konfliktit brenda familjes, për shkak të dyshimeve fillestare se ajo ishte “mollë sherri” mes të atit e të birit lidhur me pronat.
Ajo u shpreh se nuk ka dashur kurrsesi të marrë pasurinë e babait, me pretendimin se nuk i ka interesuar.
Gjithashtu tha se ka dashur të largojë prindërit e saj nga aty, sepse vëllezërit kurrë nuk kanë patur marrëdhënie të mirë.
Madje, ajo tregoi se ishte e përgatitur për një tragjedi të tillë për shkak të të marrëdhënieve konfliktuale që ata kishin.
Po ashtu ajo tha se është kërcënuar nga familja.
“Më kanë thënë mos me merr në telefon. Më kanë kërcënuar, më kanë thënë po erdhe je e vrarë”, tha Brunilda.
“Gjitha familja ime e kanë ditur se do të shkoj në Gjermani. Jam e martuar me një kosovar. Babai im ka qenë i ndarë nga vëllai që prej 13 vitesh, që kur është martuar. Nuk kanë jetuar bashkë, secili në vete.
Ai erdhi te familja e babait tim vetëm për të na ngatërruar. Atë natë erdhi vetëm, nuk e kishte bashkëshorten dhe fëmijët me vete.
Kur erdhi nga puna ishim në kat të tretë duke pirë kafe. Babai kishte pirë pak se ishte i gëzuar sepse u kishte rregulluar linjën e sahateve. Kanë patuar një sahat 4 familje.
Mua nuk më ka interesuar asnjëherë shtëpia. Babai i ka marrë letrat vetëm për sahatet.
Mos njëherë njëherë, një vrasje do bëhej sepse nuk kanë patur kurrë komunikim. Pasuria ka qenë problemi. Shtëpinë ua ka ndërtuar babi me lekët që kanë sjellë nga Italia, edhe ne motrat kemi kontribuuar.
Pasuria është ndarë dhe pasuria është në emër të Asimit. Kati i parë mesa di unë është i Asimit. Nuk më ka interesuar kurrë pasuria e vëllezërve. Unë kam dashur t’i largoj prindërit nga aty.
Nuk kanë patur komunikim me njëri tjetrit. Të tre vëllezërit pinë shumë dhe kurrë s’kanë shkuar mirë me njëri tjetrin.
Unë kam shkuar te babi. Nuk e di pse më kanë marrë inat. Nuk ua kam pas nevojën asnjëherë. Dëgjova kunatën që tha se ka adhur babi të na marrë shtëpinë për t’ia dhënë kunatës.
Më kanë thënë mos me merr në telefon. Më kanë kërcënuar, më kanë thënë po erdhe je e vrarë.
Unë ndërhyra për të ndarë babain dhe vëllain”, rrëfeu Brunilda.
Nëna e dy fëmijëve ka treguar edhe dinamikën e krimit të rëndë, ku zbuluar si nisi sherri.
Brunilda: Vjen Asimi, kishte pirë shumë. Kapet me babain. I thotë ‘ti ke pas dashnore këtë, ke shkuar me këtë’. Babi nuk donte shamatë. E kapte babain në vende imtime, i thoshte ‘marshalla sa i ka’. Edhe babi i ra në shpullë, i tha ‘është vajza këtu’. Ky pse i ra babi në shpullë, i tha ‘ta marr jetën për 2 sekonda’. E kapi për fyti nuk po e lëshonte. I kam thënë mos se është i vjetër. Ky lëshoi babain me dhe ka kap, dhe më ka thyer tre brinjët. Pastaj ka shkuar prapë te babi. Thirra vëllain tjetër, kur erdhi babi ia kishte ngul thikën.