Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit i cili u masakrua me thikë nga babai i tij, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
Dëshmia e motrës së viktimës:
Brunilda: Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë,
Pyetje: S’të ka vizituar asnjë familjar?
Brunilda: Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je
Pyetje: As mamaja?
Brunilda: Jo askush, nuk u kam bërë asgjë.
Pyetje: Çfarë lëndimesh ke?
Brunilda: Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.
Pyetje: E kanë ekzaminuar mjekët?
Brunilda: Po
Pyetje: Ishit prezent në ngjarje?
Brunilda: Po, aty isha?
Pyetje: Sa kohë jetonit te babai?
Brunilda: Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai.
Pyetje: Pse u ktheve?
Brunilda: U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot.
Pyetje: Je e divorcuar?
Brunilda: Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot. Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi
Pyetje: Ju u kthyet me fëmijët?
Brunilda: Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.
Pyetje: Do shkonit sërish në Gjermani?
Brunilda: Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova.
Pyetje: Babi jetonte më vëllain?
Brunilda: Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai. Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete. Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për t’i ngacmuar.
Pyetje: Sa larg janë banesat?
Brunilda: Vetëm një mur i ndan.
Pyetje: Atë natë erdhi vetëm?
Brunilda: Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja s’ do të vinte tek babai. Kur erdha nga puna isha në katin e tretë tek vëllai i tretë