Mister në Elbasan! Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës.
Burime për News 24 bëjnë me dije ne sot në mesditë disa banorë kanë konstatuar një arkivol të mbyllur në rrjedhën e përroit të Zaranikës në periferi të Elbasanit
Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli ka përfunduar në rrjedhën e Zaranikës.
Ndërkohë që është njoftuar Policia dhe Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit për rastin, që ka shkaktuar një gjendje të pazakontë te të gjithë ata që e kanë parë arkivolin e mbyllur të hedhur në rrjedhën e Zaranikës pranë një blloku banimi.