Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbot, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin, Altin Dumanin.
Abbot, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi dhe si një nga institucionet më të rëndësishme në Shqpëri.
“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë”, është shprehu Abbott, njofton ambasada britanike në Tiranë.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet ndër të tjera në njoftim.