Në seancën gjyqësore në GJKKO për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk është paraqitur ditën e sotme para togave të zeza.
Ai kërkon të përfaqësohet nga avokatja e tij, për shkak se ditën e premte duhej të shoqërohej nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313-të.
Rexhepi kërkon nga gjykata nëse ka mundësi që të caktohet seanca gjyqësore në një ditë tjetër, në përjashtim të ditës së hënë dhe të premte.
Sakaq, Prokuroria e Posaçme paraqet provat shkresore, të cilat janë gjithsej 13 faqe.
Në kët 13 faqe deklarohet si më poshtë:
- Këqyrja e vendit të ngjarjes, që vërtetojnë se viktimë është shtetasi Jan Prenga.
- Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN e nënës së tij ku rezultojnë të përputhshme.
- Gjatë hetimeve janë paraqitur prova të pamjeve filmike të cilat janë marrë nga disa biznese.
- Nëpërmjet pamjeve filmike është bërë e bërë e mundur ndjeka e itinerarit.
- Nëpërmjet këtyre pamjeve provohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim disa ditë përpara ngjarjes në mënyrë që të bëhej rrëmbimi.
- Automjeti Land Rover i autorëve të dyshuarve, kanë ndjekur automjetin e viktimës, konkretisht në datën 15,16 dhe 17 janar.
HETIMI I SPAK PËR RASTIN E JAN PRENGËS
Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.
Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.
Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.
Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.