Një 32 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për dy vepra penale, për të cilat ai është dënuar me 5 vite e 6 muaj heqje lirie.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Mersini, banues në kryeqytet, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 1”.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar në kërkim, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 1”.
Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.