Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas të cilët dyshohen të kenë tentuar vjedhjen e kishës së Ksamilit dhe të kenë ushtruar dhunë ndaj rojës.
Në pranga kanë rënë shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati.
Po kështu, të arrestuarit dyshohen të jenë autorë të 5 rasteve të tjera të grabitjes në 5 banesa të ndryshme në fshatra të bashkisë Finiq.
Njoftimi:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.