Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndarë një informacion me rëndësi për emigrantët të cilët regjistrohen për të votuar nga vendi ku jetojnë, për zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi ndan foton shembull të një kartë identiteti që numri personal përfundon me shkronjën “Q”. Ai këshillon, që personave të cilëve numri personal në mjetet e identifikimit, u mbaron me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, të mos e ngatërrojnë me numrin ‘0’.
Postimi i Celibashit:
Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’
Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!
Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me gërmë kapitale.
Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.
Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe “O” të mos ngatërrohen me numrin zero “0”.