Motra e Armela Hasajt ka rrëfyer se si 33-vjeçari Ramzan Mataj, i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, i kishte dërguar në Facebook, video e foto erotike të tyre.
Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo rrëfeu se në atë kohë, pasi viktima i dërgoi pamjet me motrën e saj, i kërkoi të hiqte dorë nga Armela dhe të mos merrej më me të.
“I kam fshirë të gjitha, ishin foto erotike, foto tmerri për ti parë. Na i çonte në disa njerëz në fshat, fshati i dinte të tëra dhe s’kanë burrni të dalin të flasin, e dinë shumëkush se si ka vepruar dhe çfarë ka bërë”, theksoi motra e Armelës.
Pjesë nga intervista:
Motra e Armela Hasajt: Unë i kam bërë bllok nga gjithçka atij njeriu.
Nuk e mbaj mend kur më ka shkruar, ka qenë pas denoncimit që ajo ka bërë.
Çfarë shkruante në mesazhe?
I kam thënë disa herë që hiq dorë prej saj, mos u merr me të. Këtë mund ta vërtetoj, foto ka pasur, edhe video, edhe në momentin që i kam parë i kam bërë, i kam bllok dhe s’kam kontaktuar asnjë sekondë.
Si e njeh Ramazan Matajn?
Nuk e kam njohur kurrë.
Si të ra në dorë numri i telefonit?
Skam pasur në telefon, në FB. Më ka dërguar SMS, kam parë fotot dhe i kam shkruar hiq dorë prej saj,. I kam thënë që ke motër e nënë vetë, duhet ta kuptosh që është një familje që e vuan pas kësaj që ti ke bërë.
Nuk i mbaj mend fjalët e tij që vetëm shteti merre telefonin dhe rikthen sms jam e gatshme ta bëj
Si e mësove vrasjen e tij?
Thjesht nëpër lajme. Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim.
Kur ke folur me Armelën?
Kam folur në telefon, i kam treguar dhe familjes së flas me të, por që ta takoj personalisht nuk e kam bërë.
Të ka treguar që i kishte thënë të prostituonte?
Nëse ai do e donte, pasi motra u nda nga burri i parë mund ti kishte kërkuar dorën në shtëpi. Po ai nuk e ka dashur kurrë.
Ke qenë në dijeni që ka bërë 24 denoncime?
Ka qenë më motrat e tjera, jo me mua, por kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj.
Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë.
Gjatë kohës që kërcënonte Armelën ju shkruante edhe juve?
Motrave të tjera jo, vetëm mua. Dhe mund të vërtetohen shumë lehtë. I kam fshirë të gjitha, ishin foto erotike, foto tmerri për ti parë.
Na i çonte në disa njerëz në fshat, fshati i dinte të tëra dhe s’kanë burrni të dalin të flasin, e dinë shumëkush se si ka vepruar dhe çfarë ka bërë.
Ne si motra vërtetojmë që deklaratat e Armelës janë të vërteta.
Kam qenë me babin dhe e kemi dërguar në spital sepse bashkëshorti i saj na merrte në telefon se ishte e sëmurë dhe i kishte rënë të fikët.
E dhunonte Ramazani?
Nuk e di. Unë e kam marrë vesh shumë vonë, e dija që e ngacmonte.
I thashë pse s’më ke treguar më parë?
Po dhe më tha që ka pasur frikë se mund të bënte diçka.
Ishe prezente kur e përzunë prindërit?
Ka 4 vite që nuk vjen në shtëpi, nuk e kanë pranuar derisa bashkëshorti i saj erdhi dhe tregoi videot