Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 15 vjeçarit në Fushë-Mëzez, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se adoleshenti ka shkuar i plagosur në shtëpinë e tij, e ka qenë i ati ai që e ka dërguar në spital.
15 vjeçari nuk ka treguar ende rrethanat e ngjarjes së plagosjes së tij, apo autorin.
I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pranë shkollës jo-publike “Sarina”, në Fushë-Mëzez.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
NJOFTIM
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.