Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Egnatian, Joel është zyrtarizuar te Elbasani. Klubi nga Elbasani ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Joel vjen pas 2.5 vitesh eksperiencë në kampionatin tonë me ekipin e Egnatias. 22 vjeçari mban në “kabinet” 1 trofe të Abissnet Superiore, 2 Kupa të Shqipërisë e 1 Superkupë kështu duke iu bashkuar familjes verdheblu.”, shkruajnë verdheblutë.