Zjarri që përfshiu katin e nëndheshëm të një pallati te Komuna e Parisit, sipas Mbrojtjes Civile, është vënë nën kontroll.
Gjithashtu bëhet me dije se banorët janë evakuuar dhe nuk ka rrezik për njerëzit, ndërsa raportohet për 3 mjete të djegura.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Reagimi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile:
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.