Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO, ka kërkuar që të gjykohet me procedurë të zakonshme dhe jo gjykim të shkurtuar.
Ai është shprehur para togave të zeza se do të provojë pafajësinë e tij, ndërsa të pandehurit e tjerë i qëndrojnë gjykimit të shkurtuar.
“Më janë shkelur të drejtat”, ka deklaruar në GJKKO ish-ministri, duke iu drejtuar togave të zeza: “Akuzat e mia i ka bërë PD, ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha.
Gjithashtu, Ilir Beqaj është shprehur se procesi është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke theksuar se “nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem”.
“Ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vertetëm. Unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, ka thënë ish-ministri.
Vijon…