Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm me thikë në një park në qytetin bavarez të Aschaffenburg, sipas gazetës gjermane BILD.
Shifrat e para flasin për shumë të plagosur, ndërsa policia raporton se bëhet fjalë për tre të rritur dhe një fëmijë.
Në veçanti, dy persona thuhet se kanë vdekur dhe, sipas Bild, njëri nga të dy është një fëmijë.
Në lidhje me ngjarjen, një i dyshuar është arrestuar, ndërsa arsyet e sulmit mbeten të paqarta .
Për shkak të incidentit të përgjakshëm, shërbimet e trenit u pezulluan në Stacionin Jugor të qytetit pasi një i dyshuar thuhet se u përpoq të arratisej prej andej.
Pjesa më e madhe e parkut Schöntal është e bllokuar. Sipas një përfaqësuesi të policisë, nuk ka më asnjë rrezik për qytetarët.