Gjykata e Korçës ka caktuar masat e sigurisë për 6 të arrestuarit në Pogradec, të cilët ranë në prangat e forcave blu pas një operacioni të zhvilluar me datë 17 janar.
Për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për shtetasin Denis Xhemollari u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari, u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Fatjon Bono akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Eris Cekani akuzohet për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.
Ndaj Denis Xhemollarin rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Shtetasi Arbi Berberi akuzohet për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.
Enxhi Xhemollari akuzohet për “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
NJOFTIM
Për 6 të arrestuarit gjatë operacionit të madh të zhvilluar në datën 17 Janar në Pogradec, gjykata e Korçës ka vendosur masat arrest me burg për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha. Arrest shtëpie është vendosur për Denis Xhemollari dhe detyrim paraqitje për Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve F.B, E.Ç, D.Xh, A.B, E.Xh, A.H, ku gjykata në përfundim vendosi:
1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.
2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit E.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3 i Kodit Penal.
3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit D.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.B i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.
5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit E.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit A.H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.
vijon…