Personi në foto është Xhemal Meta, i moshuari i cili u vra me sende të forta në fshatin Qafë Mollë në Tiranë.
Mësohet se policia ka shoqëruar rreth 20 persona dhe po merren në pyetje për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta.
Autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në fshat, pasi familje e tij jetonte në Tiranë.
Më herët blutë e Tiranës njoftuan se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar Xhelal Meta ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.