Memedali Jusufi
NJe nga dilemat me te madha te gazetarise ne Maqedonine e Veriut dhe jo vetem , eshte pasja e nje ligji qe do ti regulloj mediat e sidomos ato on line. Teoriticientet jane te ndare reth kesaj ceshtje , derisa nje pjes e tyre jane per vet-regullimin e mediave disa te tjere thone se patjeter te egzistoj nje ligje ne form te paradigmes qe do ti regulloj mediat, Filozofi i madhe boshnjak Ferid Muhic , thoj se duhet te egzistoj nje ligj, me vetem nje nen ku thote : media jeni te lira . Rregullimi i mediave përfshin një kombinim të organeve të pavarura dhe vetërregulluese që mbikëqyrin aspekte të ndryshme të peizazhit medial. Ndërsa këto institucione kontribuojnë në ruajtjen e lirisë së medias, gazetarisë etike dhe mbrojtjes së të dhënave, ka sfida, të tilla si shqetësimet për qëndrueshmërinë financiare dhe pavarësinë, veçanërisht në rastin e organeve që mbështeten në ndihmën sporadike të donatorëve ose financimin shtetëror. Korniza rregullatore po zhvillohet për t’iu përshtatur peizazhit në ndryshim të mediave digjitale, duke theksuar transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Liria e shprehjes, duke përfshirë këtu edhe lirinë e mediave, si pushteti i katërt në shoqëritë demokratike, janë ndër të drejtat universale të njeriut dhe si të tilla janë të njohura dhe të mbrojtura me dokumentet përkatëse të organizatave më të larta ndërkombëtare .Sot nuk ka asnjë shoqëri që mund të konsiderohet demokratike, nëse ballafaqohet me ankesa për media jo të lira ose nga frika e shprehjes publike të mendimeve dhe pikëpamjeve. Për këtë arsye, tema mbi mënyrat dhe mjetet për mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe lirive universale është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme për debat publik në të gjitha shoqëritë moderne.Maqedonia nuk është përjashtim për sa i përket kësaj çështjeje. Organizatat dhe institucionet përkatëse, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në skenën vendore, vite me radhë liferojnë raporte tejet shqetësuese mbi gjendjen e lirisë së shprehjes në vend, e në veçanti theksojnë gjendjen e keqe në të cilën gjenden mediat, për sa i përket funksionit të tyre themelor – informim i opinionit në mënyrë të lire dhe pa presione, për të gjitha çështjet relevante në shoqëri. Kjo çon në debate të vazhdueshme lidhur me këto çështje. Në këto debate, qëndrimet janë të polarizuara. Ndërsa shteti dhe zyrtarët e saj më të lartë thonë se nuk ka asnjë problem apo se problemet janë minimale, shumë media, organizata profesionale, sektori joqeveritar që merret me sferën mediatike dhe me lirinë e shprehjes, si dhe një numër i madh gazetarësh, pohojnë të kundërtën. Natyrisht, duke u nisur nga faktet, e vërteta është një – situata është, thënë më butë, pesimiste dhe dalja është në gjetjen e veglave, përmes të cilave të drejtat universale do të realizohen në praktikë. Në fakt, mekanizma që do të mundësojnë funksionimin praktik të të drejtave dhe lirive të lartpërmendura, të cilat, madje janë të integruara në Ligjin për media.Duke u nisur nga kritikat e shumta, shteti u përpoq që ta rregullojë këtë fushë. Viteve të fundit janë miratuar disa dispozita ligjore, të cilat synonin plotësimin e zbrazëtirës në të cilën tre dekada nuk kishte asnjë ligj themelor për mediat, të cilat, nga ana tjetër, në shikim të parë kanë funksionuar disi në mënyrë kontradiktore, më lirshëm dhe me më pak presion. Kështu, shteti miratoi, fillimisht Ligjin për mbrojtje të të drejtës së qasjes në informata të karakterit publik, dhe gjatë tre viteve të fundit edhe tre ligje – Ligjin për media audio-vizuale dhe shërbime mediatike, Ligjin për media dhe Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Në të njëjtën kohë, shteti themeloi edhe trupat rregullatorë për një pjesë të materies të rregulluar me ligjet.Edhe pse këto ligje kanë ku më pak e ku më shumë dobësi dhe lëshime, shteti, si një demokraci relativisht e re, i cili nuk e ka kuptuar plotësisht thelbin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, tregoi tendenca të hapura për të kontrolluar përmes rregullimit. Kështu, me anë të mashtrimeve të shumta dhe me imponimin e paskrupullt të shumicës politike, derogoi edhe nenet e mira të ligjeve dhe punën praktike të përditshme të trupave rregullatorë.Dilema ende mbetet se a duhet te egzistoj nje ligje per mediat apo ato duhet te vet-regullohen.Vetë-rregullimi është një sistem rregullash që përcaktojnë mediat për të mbrojtur biznesin e tyre dhe për të fituar më shumë besim në mesin e opinionit. Thelbi i biznesit mediatik qëndron në informatat, d.m.th. shpërndarjen e të vërtetës përmes informimit të vërtetë, objektiv dhe të plotë të opinionit, duke respektuar rregullat etike gjatë gjithë kohës. Kështu, me vetë-rregullimin mbrohen edhe të drejtat universale të njeriut – liria e shprehjes dhe e drejta për tu informuar .Pjesëmarrës në procesin e vetë-rregullimit janë mediat dhe opinioni. Mediat, respektivisht pronarët e mediave themelojnë një trup profesional, roli primar i të cilit është një urë në mes të mediave dhe opinionit, kur është fjala për mbrojtjen e standardeve profesionale e sidomos atyre etike në gazetari. Vetë-rregullimi funksionon dhe zbatohet pothuajse gjithandej në mënyrë të ngjashme, dhe procedura shtrihet në parimin e ndërmjetësimit ndërmjet opinionit (qytetarëve) dhe mediave. Që të dy aktorët në këtë proces, supozohet se i qasen me besim, dhe se nëpërmjet procesit do të arrihen efektet e dëshiruara – mediat do të arrijnë tek profesionalizmi më i madh dhe tek standardet etike, si dhe tek besimi i klientëve, ndërsa qytetarët do të arrijnë tek realizimi i ndonjë të drejte të tyre, të cilën në një moment të caktuar e konsiderojnë të cenuar nga ana e një mediaje apo një grupi mediash.Ndërmjetësues në këtë proces është organizata profesionale, e cila zakonisht quhet këshilli për shtyp, këshilli për media apo këshilli për etikë.Shfaqja e formave të reja digjitale të informacionit (lajmet online, blogjet, Wikipedia, YouTube, rrjetet sociale, etj.) favorizon qasje më të gjerë në njohuri, në lirinë e shprehjes dhe në pjesëmarrjen qytetare. Sot verejmë se bashkëjetesa e mediave të shtypit, audiovizuale dhe online përmes mjeteve të shumta bën të mundur rritjen e qasjes në informim dhe krijimin e një kulture pjesëmarrëse, ku qytetarëve nuk u mjafton të konsumojnë lajmin, por ata tani kontribuojnë në mënyrë aktive në prodhimin dhe shpërndarjen e tij.Rreziku kryesor i këtij peizazhi të ri mediatik është dezinformimi. Në të vërtetë, përdorimi masiv i rrjeteve sociale çon në reflektim mbi vërtetësinë e lajmit. Çfarë besueshmërie ka një individ kur flet për një temë? A i kontribuon ai thellimit të konfuzionit rreth çështjes së lajmeve të rreme, duke vështirësuar edhe më tej dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës në internet? Nga ky këndvështrim, gazetaria “klasike” ruan gjithë rëndësinë e saj. Misioni i përzgjedhjes, analizës dhe deshifrimit të lajmit mbetet kryesor për të.Sot, kur shumica e popullsisë së botës është e edukuar në kuptimin klasik dhe ndërsa ndërgjegjësimi për ndikimin dhe rëndësinë e teknologjive moderne të informacionit dhe komunikimit rritet, është e nevojshme të merren parasysh llojet e reja të edukimit të nevojshme për të marrë pjesë në shoqërinë moderne, ndër të cilat veçohet edukimit mediatik. Megjithëse mund të gjenden përkufizime të shumta për edukimit mediatik, ai që përdoret më së shpeshti e shpjegon termin si,; aftësia për të hyrë, analizuar, vlerësuar dhe krijuar përmbajtje mediatike.Edukimi medial përfshin kuptimin e llojeve të ndryshme të mediave nga gazetat ditore deri te interneti dhe qëllimet për të cilat media individuale mund të përdoret. Gjithashtu, termi “edukim mediatik” mund të përkufizohet përafërsisht si një qëndrim i caktuar kritik gjatë qasjes në media, i cili lejon qytetarët e të gjitha moshave të konsumojnë forma moderne të “lajmeve” dhe të veshin të ashtuquajturin” vendimet e informuara”.Fakt është se vendi ynë nuk ka një traditë të gjatë të praktikimit të edukimit mediatik, veçanërisht kur bëhet fjalë për brezin e ri që është i ekspozuar kryesisht ndaj ndikimit të mediave. Kjo konfirmohet nga të dhënat sipas Indeksit të Leximit të Medias për vitin 2021, në të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut renditet e fundit në listën e 34 vendeve me vetëm 15 pikë indeksi që në fakt matin rezistencën ndaj lajmeve të rreme duke përdorur tregues të hershëm, siç janë liria e mediave, arsimimi dhe besimi i qytetarëve.Indeksi i edukimit të medias u krijua në vitin 2017 si përgjigje e fenomenit “pas të vërtetës” për të matur potencialin e rezistencës ndaj dezinformimit dhe pasojat që shkakton në shumë vende .