Dalin pamjet nga autostrada Fier-Vlorë, ku mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15 u vra me armë zjarri teksa ndodhej në makinën e tij, 30-vjeçari Kristian Marku.
Kristian Marku u vra në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.
Siç duket edhe nga pamjet në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier dhe ambulanca.
“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.
Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.