Gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ka anuluar mësimin për ditën e sotme, pasi një zjarr ka shpërthyer në kabinën e energjisë elektrike të shkollës.
Sipas informacioneve të siguruara nga nxënësit, mësohet se ka pasur një defekt në sistemin elektrik.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, nga ndërtesa duket tymi i dendur që del nga kati i fundit i shkollës.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.