Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, ku është përfshirë një autobus transporti nxënësish dhe dy automjete.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës dhe për fat të mirë, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
Mësohet se nxënësit që udhëtonin me autobus kanë vazhduar rrugën me mjete të tjera transporti.
Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.