Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë së PD e konsideroi vendimin e kryeministrit Rama për të mbyllur TikTok si një shembull radikal.
Në emisionin “Open” në News24, Hysaj tha se duhet të ketë politika për të mbrojtur të miturit nga përdorimi i rrjeteve sociale.
Hysaj shprehu dyshime se qeveria mund të mbrojë të miturit nga TikTok, pasi nuk mbrojti dot të dhënat personale të shqiptarëve.
“Në momentin që flasim personi që dha urdhrin radikal për ndërprerjen e tik tok ka aktive adresën e tij të tik tok. Kur ti merr nje shembull radikal, duhet të japësh shembullin nga vetja.
Të dy të rinjtë kanë përdorur snapchat dhe jo tik tok. Kjo e hedh poshtë hipotezën e tik tok. Ose do ti mbyllim të gjitha ose nuk ka sens të mbyllet një. A ka politika për të bërë për mbrojtjen e të miturve dhe të jetë kontrolli i prindërve, kjo është bisedë tjetër. Por kur qeveria shqiptare nuk mbrojti të dhënat personale të shqiptarëve si do ti mbrojë nga Tik Tok apo snapchat dhe për më tepër 5 muaj para zgjedhjeve”, tha Hysaj.