Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin.
Rama shkruan se shpërndarja e librave vjen në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit.
Kreu i qeverisë shprehet se “në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri”.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.