Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e rëndë në lagjen “10 korriku”, ku u gjeti i vdekur 68-vjeçari Bashkim Durmishi.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit mësohet se do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mëparshme, dyshohet se viktima është dhunuar me sende të forta dhe është grabitur.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.