Një person ka tentuar vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Korçës, mbrëmjen e djeshme, akt ky i papërfunduar nga autori për shkak të sigurisë së institucionit bankar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:04, në një bankë në lagjen nr. 3 në qytetin e Korçës.
Fillimisht ai ka shtyrë me forcë derën e jashtme të bankës, e pasi ka hyrë brenda ka rënë sinjali, e cila lajmëroi uniformat blu për një vjedhje.
Sapo personi ka parë policët është larguar me shpejtësi nga banka, duke mos arritur të vjedhë gjë.
Sakaq, Policia e Shtetit, nga informacioni paraprak lajmëron se efektivët kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.
Korçë/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.
Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.