Këtë të premte (20 dhjetor), pas seancës plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Kurti, duke postuar disa foto në rrjetin social Instagram, shkruan se “kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”.
Ai shton se, kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Postimi i Albin Kurtit:
Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.