Këngëtari Arben Duro komentoi sot në studion e News24 “fenomenin” e ditëve të fundit, Parashqevi Simakun.
Ai tha se personi që nxori videon e Simakut që dukej e pastrehë ne rrugët e Nju Jorkut nuk kishte për qëllim të ndihmonte Parashqevi Simakun.
Duro tha se ndjen keqardhje për mënyrën se si po bëhet loja rreth emrit të këngëtares, ndërsa tha se Simaku i ka patur të gjithë mundësitë për të shkëlqyer në skenë në Shqipëri.
Por sipas tij ajo kishte fantazinë dhe dëshirën që të bëhej pjesë e Hollywood në SHBA.
Arben Duro: Më vjen keq me lojën që po bëhet me personazhi… personazhi që e nisi këtë reklamë nuk ka pas për qëllim të ndihmojë Parashqevinë, sepse nëse e kishte për qëllim nuk kishte pse nxirrte as figurën, as emrin sepse edhe në fe është super e shkruajtur që edhe nëse ndihmon dikë mos e popullarizo sepse nuk është ndihmë pastaj.
Që këtu fillon, personazhi është personazh ai që është…puthjet këmbë e dorë nëpër trena…ne e njohim mirë Parashqevinë.. mua më duket e habitshme se sa dobët analizohet çështja e Parashqevisë. Ajo nuk është as e sëmurë fizikisht, se nuk ka mundësi të eci apo…Parashqevi Simaku është shëndet plotë rruga është e hapur për të gjithë…këtu e di ku çalon? Ajo edhi në 1999 bëri një rrenë edhe iku. Ajo i kishte mundësitë këtu në Shqipëri dhe të gjithë e prisnin.
Ajo pati edhe një tjetër mundësi. Pati edhe një bashkëshort muzikant, pa provuar ajo plot skena. Kemi të bëjmë me një personazh që nuk çau dot. Nëse dua ta ndihmojnë Parashqevinë të ndihmojnë të gjithë artistët. Këngëtarët artistët nuk kanë nevojë për humanizëm….Ajo kaloi në fantazi të çuditshme, donte të bëhej aktore e Hollywood. Ajo erdhi në Shqipëri disa herë, të gatshëm ishin disa sponsora që ta ndihmonin. Nuk pati fuqi artistike dhe psikologjike.