Hapja e Universitetit të ri ,,Damjan Gruev”,për përgatitjen e kuadrit ushtarak dhe policor në gjuhën maqedone
Hapja e institucioneve të larta arsimore – Universiteti i ri ,,Dame Gruev” i cili duhet të transformohet nga Akademia ushtarake e të shëndrrohet në Universitet të ri me tetë njësi studimore.
Qeveria e Maqedonisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe shkencës dhe Ministrisë so Mbrojtjes dhe me konsultim të më shumë kuadrove specifike në këtë fushë ka konstatuar nevojën e përgaditjes dhe të formimit të universitetit të ri për mbrojtje, siguri dhe paqë nacionale të Maqedonisë.
Universiteti në fjalë, për mbrojtje dhe siguri nacionale të shtetit, do të ketë tetë njësi, prej të cilave, katër janë fakultete, dy akademi dhe dy instiute. Sipas propozuesit ky universitet duhet të fillojë me punë në vitin akademik 2016/0217.
Universiteti i ri në mesin e kriterëve tjerë duhet t’i përshtatet nevojave, kërkesave dhe aspiratave të dy grupeve më të mëdha në vend, ose etniteteve të shoqërisë në përgjithësi. Arsimi i lartë duhet të jetë i ekuilibruar dhe të marrë në konsideratë jo vetëm karakteristikat dhe kërkesat e njërit etnitet dominues por të ballafaqohet me realitetin dhe ekzistencën multietnike në vend(binacionale).
Ngritja e institucioneve arsimore tani duhet të ketë për obligim ti përmbush disa detyra me rëndësi bazike-jetësore, ndër të cilat edhe atë që na detyron të shmangim varshmërinë e madhe nga etniteti dominues maqedon.
Në rastin konkret duhet të përfillen këto kërkesa:
- Përqindja e përcaktuar me kushtetut duhet të përfillet,
- Gjuha shqipe me 25 % në pranimin e studenteve, kuadrin mësimdhënës dhe zhvillimin e procesit mësimor.
- Arsimimi i lartë është dhe duhet të mbetet vetëm institucioni i progresit shkencor – teknologjik dhe ngritjes profesionale të gjeneratave të reja.
- Format metodat dhe sistemet edukative me vete duhet të bartin nivel dhe kapacitet që përgatisin ndryshime për t‘iu përshtatur dhe integruar drejt evoluimit të shoqërive, vlerave individuale dhe kolektive, strukturës së familjes, të drejtave të gjitha bashkësive etnike, kategorive të ndryshme sociale, rrethit dhe mjedisit shoqëror.
Institucionet arsimore sot duhet të prezentojn dhe të përfaqësojn udhërrëfimin kryesor për krijimin e një gjuhe universale, që do të lejoj të sugjerohen kontradiktat dhe do të transmetoj, me gjithë ndryshimet që ekzistojnë në mes etniteteve, mesazhin e mirëkuptimit dhe tolerancës përkundër dallimeve në gjuhë të kultivojmë një bashkëjetesë më të sinqertë në vendin tonë.
Sa për ilustrim po i potencojmë defektet e një natyre të tillë.
Nga Akademia për përgaditjen e kuadrit të prokurorëve dhe gjykatësve, e cila është një nacionale.
Në bazë të këtyre parregullsive që lejohen të ndodhin në testime për pranim në akademi, si dhe më pas për punsimin e tyre. Në konkursin e parafundit për punsim të prokurorëve dhe gjykatësve pranohen vetëm 2-3 shqiptar nga 50 gjykatës dhe 40 prokurorë maqedon, tani konkursi i fundit 12 prokuror të pranuar vetëm një shqiptar (kush e di edhe ai si ka arritë).
Në prokurorinë e lart, pa asnjë shqiptar, në gjykatën themelore pa snjë shqiptar.
Defekti i tërë kësaj që u potencua në fillim përcillet në njësitet elite-speciale në ushtri dhe polici të mos kemi asnji shqiptar.
Nesër e njëjta do të ndodhë me pranimin e shqiptarëve në formacionet e ndryshme dhe njësite elite në ushtri dhe polici që janë pa asnjë shqiptar.