Kylian Mbappe ka folur në një intervistë ekskluzive për mediumin francez CANAL+. Ai ka folur rreth kritikave të shumta për të, për paraqitjet e tij në sezonin debutues me Real Madridin.
“Njerëzit thonë se jam i dëshpëruar dhe i mbaruar? Unë nuk i kushtoj vëmendje, me të vërtetë, janë familja dhe miqtë e mi që e dëgjojnë atë. Kështu që është e trishtueshme kur sheh njerëzit e tu të prekur nga ato gjëra”, tha ai fillimisht.
“Unë nuk jam një robot, unë jam një njeri me frikë, me dyshime, me dobësi. Njerëzit thjesht e shohin futbollin dhe thonë ‘ai është i mrekullueshëm’ ose ‘ai është i keq’ dhe kaq”, shtoi ai.
Ai foli edhe për vazhdimin e sezonit në Real Madrid.
“Nuk ka qenë fillimi më i mirë për mua apo për ekipin, por ne jemi ende këtu. Ne ende po luftojmë për çdo titull. Por në Madrid, pjesa më e rëndësishme është pjesa e dytë të sezonit”, tha Mbappe.
Francezi foli edhe për rastin në Suedi, për të cilin u kritikua dhe u përmend shumë.
“Rasti i Suedisë? Nuk jam i informuar për asgjë, qeveria suedeze nuk më ka kontaktuar, unë thjesht shoh gjëra në media, si ju. Nuk jam prekur kurrë nga çështja e Suedisë, sepse nuk ndihem fare i përfshirë në të. Nëse policia suedeze më thërret? Unë do të shkoj, sigurisht. Shpresoj se do të jem i dashuruar sërish me një grua. Kam qenë i dashuruar me një grua, por jo më”, shtoi sulmuesi francez.
Mbappe deri më tani ka shënuar 9 gola në La Liga, derisa një e ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve.