Jonathan David është një nga sulmuesit më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane dhe një nga më të kërkuarit njëkohësisht.
Sulmuesi kanadez është futur në muajt e fundit të kontratës me Lillen dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Ligue 1.
David nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe synon që në verë të largohet si lojtar i lirë, derisa ëndrra e tij e madhe është që të vesh fanellën e Barcelonës.
Megjithatë gjiganti katalunas mund ta humbas kanadezin, pasi Lille po synon që në janar ta shesë atë në mënyrë që të fitojë para nga largimi i tij.
L’Equipe ka raportuar se janë pesë klube të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e David qysh në janar.
Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Milan e duan kanadezin në Serie A, ndërsa Manchester United, Arsenal dhe Liverpool në Ligën Premier.
David është i vendosur për t’iu bashkuar Barcelonës, por nga ana tjetër Lille synon shitjen e tij në janar dhe gjërat për katalunasit po komplikohen.
24-vjeçari po kalon nëpër një formë të shkëlqyer, ku në 23 ndeshje këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.