Cristiano Ronaldo është lidhur me një largim nga skuadra e Al-Nassrit.
Ronaldo, flitej se mund të kthehej në Evropë më saktësisht te skuadra e Fenerbahçes, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.
Por kjo është gjë hedhur poshtë nga vetë portugezi.
“Cristiano Ronaldo nuk do të vijë në Fenerbahce. Unë kam tre sulmues të mirë dhe nuk kam nevojë për një tjetër”. “Cristiano do të jetë gjithmonë Cristiano, por unë nuk e dua atë sepse jam i kënaqur me sulmuesit e mi”, u shpreh Mourinho.
Mourinho, bashkë me skuadrën e tij gjendet në vendin e dytë në Superligën turke me 32 pikë, tre më pak se lideri Galatasaray.