Kuvendi ka bërë një reagim në lidhje me Komisionin e Venecias ku u shqyrtua sot mandati i deputetes së PS, Olta Xhaçka.
Sipas njoftimit të Kuvendit, opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.
Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.
“Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias shqyrtoi kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.
Shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.
Po ashtu Venecias i kërkohet të thotë se cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?
Venecia gjithashtu duhet ti tregojë Kuvendit të Shqipërisë, a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi?