Një 26-vjeçare shtetase ruse është gjetur pa shenja jete në një banesë të marrë me qira ditore në lagjen 13 në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se e reja është vetëvarur në derën e dhomës së gjumit,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
“Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe”, bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.