Elmi Berisha, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i ka pëcjellë një mesazh presidentit Begaj ku dërgon urimet e tij për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“VATRA është shoqata më e vjetër e shqiptarëve sot në Amerikë dhe në mbarë botën. Ajo është krenare për rrugën e saj dhe e ndërgjegjshme për misionin e saj fisnik për të ardhmen”- shprehet ai, teksa thekson se kjo shoqatë do të jetë gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
Mesazhi:
I nderuar Presidenti Begaj,
Te nderuar perfaqesues te qeverise, ambasadore, bashkeatdhetare, motra e vellezer,
Kam nderin dhe privilegjin t’ju dergoj urimet e mia dhe te gjithe Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA per diten e Pavaresise se Shqiperise. Pak dite me pare VATRA e festoi 112 vjetorin e krijimit te Shqiperise. Me ate rast urimet vinin nga Shqiperia drejt Amerikes, ashtu siç vijne sot pergezimet nga Amerika ne Shqiperi.
Dhe nuk ka si te jete ndryshe. Vatranet nga Amerika dhe atdhetaret ane e mbane punuan per ndergjegjesimin kombetar qe coi ne arritjen e pavaresise. Si pasardhesit e tyre, ne sot çmojme jo vetëm ëndrrën e tyre per liri por edhe vizionin e largpamësinë e tyre.
VATRA vertet u formua ne Amerike por ajo eshte gjithmone pjese e Shqiperise dhe e shqiptareve. Formimi i VATRES vertet i parapriu shpalljes se pavaresise por VATRA i takon historise sone aq sa edhe te ardhmes sone te perbashket.
VATRA eshte shoqata me e vjeter e shqiptareve sot ne Amerike dhe ne mbare boten. Ajo eshte krenare për rrugën e saj dhe e bindur dhe e ndergjegjshme per misionin e saj fisnik per te ardhmen.
I nderuar President Begaj, Me perulje perpara atyre qe e bene te mundur pavaresine dhe vetedijshme per pergjegjesine ndaj atyre qe do te vijne pas nesh, ju uroj:
Gezuar 112 vjetorin e Pavaresise!
Zoti e Bekofte Shqiperine!
Zoti e Bekofte Ameriken!