Kanë vijuar tensionet në protestën e thirrur nga opozita në kuadër të Mosbindjes Civile.
Që në nisje të tubimit të opozitës, e cila po zhvillohet në disa akse të rëndësishme të kryeqytetit, ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Një qytetar nuk është ndjerë mirë gjatë protestës dhe ka rënë përtokë. Qytetari i dha ndihmën e parë ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.