Një grua, 55 vjeçe, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Policia bën me dije se 55-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre në lagjen Pavarësia, Vlorë.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.