Lundrimet e anijeve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, janë anuluar mbrëmjen e sotme si pasojë e motit të përkeqësuar.
Autoriteti Portual, përmes një njoftimi, bën me dije se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar (pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme).
Sipas njoftimit, tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.
Njoftimi i plotë:
‼️Njoftim‼️
️22.11.2024
ℹ️Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.