Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u arrestua dy ditë më parë, për shpërdorim të detyrës së tij.
Kona, i cili është dhe djali i tezës së deputetes Monika Kryemadhi, u arrestua me datë 20 nëntor.
Ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.
Në kërkim janë shpallur shtetasit
-Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, të kryer në bashkëpunim
-Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, të kryer në bashkëpunim
-Arta Demiraj, 44 vjeçe, përfituese, ndaj të cilës rëndon akuza “Falsifikimi i dokumenteve”
Sipas organit të akuzës, Ardian Kona në bashkëpunim me dy punonjës të Kadastrës kanë regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz në favor të Arta Demirajt.
Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
“Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri”, njofton organi i akuzës.
Ndaj të gjithëve, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, lidhur me hetimet për regjistrimin e kësaj prone me dokumente false.
Njoftimi i Prokurorisë Durrës:
Regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz, Prokuroria e Durrësit kërkon arrestimin e 3 zyrtarëve të ASHK dhe përfitueses
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkoi vendosjen e masën e sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim për katër shtetas:
A.K. ish-kryeregjistrues ASHK Durrës;
B.Z me detyrë jurist në ASHK Durrës;
L.D me detyrë hartograf në ASHK Durrës; dhe
A.D përfituese.
Në zbatim të këtij vendimi, u bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. K. Ndërsa u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë, pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” si persona të dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyres” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i kodit penal për shtetasen A.D.
Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja A.D., në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K., B.Z. dhe L.D., kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.
Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.