Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 20 vjeçarin Ermes Hoxhallin, i cili prezantohej me identitetin e rremë Klea Rama, premtonte bursa studimi falas e udhëtime drejt SHBA-ve për zyrtarët e arsimit.
Hoxhalli akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar sipas neneve 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
20 vjeçari, duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, pasi krijoi identitetin Klea Rama, pretendoi udhëheqjen e një projekti të quajtur “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24”.
Ai përmes këtij projekti lëshoi 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës e të paktën një mësues të shkollës së mesme “Ali Demi” me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.
I riu komunikonte me nxënësit e zyrtarët e Ministrisë së Arsimit me adresën e email [email protected].
Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatët celularë.
NJOFTIM
PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin E.H. i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin E.H. për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.
Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.
Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarw rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbwshtetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.
Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit E.H në laptonin e tij dhe aparatwt celularw. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
Nga pasqyrimi i fakteve si më sipër, u arrit në përfundimin se me veprimet e tij, i pandehuri E. H., ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprave penale të “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.