Këto janë pamjet e automjetit tip “Audi”, e përdorur nga atentatorët që ekzekutuan Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendit.
Makina e autorëve, e cila u gjet rreth gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, është gjetur pranë zonës së Liqenit të Farkës.
Nga pamjet automjeti është i braktisur e djegur në një zonë të izoluar nga ndërtesat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:36 të datës 19 nëntor, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa në orën 01:05, një makinë tip “Audi” është gjetur në afërsi të Liqenit të Farkës, e dyshuar kjo e fundit e autorëve.
I riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë aty për shkak të plagëve të marra.
Raportohet se Klajdi Prendi ka qenë nën vëzhgimin e autorëve. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, dyshohet të kenë qenë 3 persona të përfshirë në ngjarje, ku njëri ka shërbyer si shofer ndërsa dy të tjerët si ekzekutorët. Viktima u ekzekutua me 5 plumba teksa ka qenë duke hyrë në automjetin e tij.
Sakaq, Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.