Protesta para Kuvendit, e zhvilluar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, ka përfunduar.
Të shumtë ishin qytetarët që zgjedhën t’i bashkoheshin demokratëve ndonëse në kohë me shi.
Gazetari i News 24 Osman Stafa tha se moti jo i favorshëm ka bërë që organizatorët të mos presin orën 20:00 teksa kanë kërkuar që të mbahej kjo protestë, por kanë paralajmëruar që protesta të mbyllet më herët për shkak edhe të shiut.
Sakaq ata deklaruan se deputetë e partisë demokratike do të vijojnë debate dhe diskutimet që ata kanë për projektbuxhetin në kuvendin e Shqipërisë ku pritet që të miratohet në parim projekt buxheti për vitin 2025.
PD ka deklaruar vazhdimisht se kanë bërë një propozim në kuvendin e Shqipërisë për minimumin jetik 200 euro.
Jo vetëm kaq por edhe propozime të tjera që lidhen me spitalet, me Onkologjikun në veçanti që është bërë një temë diskutimi mjaft e ndjeshme dhe e madhe nga deputetët e opozitës në Kuvend, të cilët kanë kërkuar financime.