Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditën e enjte, me datë 21 nëntor, diskutimet për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkon të shfuqizohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kreu i PD, kërkon shpalljen antikushtetuese vendimin e GJKKO dhe të Apelit të Posaçëm që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në kërkesën e tij, Sali Berisha thotë se SPAK duhet të merrte autorizimin në Kuvend për masën ndaj tij.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.