Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një 63 vjeçar, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte, në zonën e Laprakës.
Sipas raportimeve të policisë, mësohet se shtetasi me iniciale A. B., 63 vjeç, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.