Një 16 vjeçar në Tiranë është ndaluar nga uniformat blu, pasi akuzohet se ka shpërndarë foto dhe video të një vajze të mitur në internet.
I mituri, i ka shpërndarë këto pamje në rrjete sociale dhe aplikacione të ndryshme komunikimi, tek disa persona.
Celulari i tij është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale, nga ku janë gjetur bisedat me persona të tjerë të cilëve u janë dërguar pamjet e së miturës.
16 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të moshës, akuzohet për dy vepra penale, “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
NJOFTIM
Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale (fotografi dhe video) të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm
Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.