Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 4 orësh marrje në pyetje.
I pyetur nga gazetarët, deputeti i PS tha se do flasë në momentin e duhur, pasi çështja konsiderohet akoma në hetim.
Ai është marrë i pandehur nga SPAK-u më 25 tetor.
Prokuroria e Posaçme po heton socialistin për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm.