Policia ka arrestuar drejtuesin e autobotit që shkaktoi aksidentin me dy viktima një ditë më parë, në Fier.
Në pranga ka rënë Sazan Arapi, i cili përplasi makinë tip Ford, në të cilën po udhëtonte çifti Vangjel dhe Marga Ajdini. Këta të fundit gjetën vdekjen e menjëhershme nga përplasja e fortë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve“, njofton policia.