Personi në foto, është biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi, i cili u vra me plumb në kokë pranë banesës në tij një natë më parë, pak para mesnate.
Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë. Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit.
Burime bëjnë me dije se Reçi është qëlluar nga lart në distancë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.
52-vjeçari nga Dibra, dikur ka qenë punonjës i SHISH ndërsa tani njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe kishte dy fëmijë. Familjarët e tij kanë deklaruar se biznesmeni nuk ka pasur konflikte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në kryeqytet dhe 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor). Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.