Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë 25-vjeçari Erland Krasniqi, i cili akuzohet se 6 muaj më parë ka kryer një plagosje me armë zjarri në rrethrrotullimin e Plepave, në Durrës.
Erland Krasniqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Kujtojmë që më 15.05.2024 në Durres tek “Rrethrrotullimi i Plepave”, Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktarin.
Njoftimi
Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit Erland Krasniqi, 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.
Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R.B.