Një konflikt midis dy adoleshentëve është zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një prej tyre ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Fillimisht konflikti ka nisur në mënyrë verbale, e më pas është agravuar në dhunë fizike mes tyre.
Mësohet se adoleshenti i cili është shtruar në spital, ka marrë dëmtime në fytyrë nga goditjet me grushte.
Përplasja mes tyre ka ardhur si pasojë e motiveve banale të adoleshentëve.
Uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat adoleshentin tjetër, ashtu sikurse po merren deklaratat e secilit.